7 marsi, DAR e Tiranës lule dhe çertifikata mirënjohje për mësuesit

Me rastin e festës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës organizoi një ceremoni festive, për të vlerësuar punën e mësuesve në arsimimin e nxënësve.E pranishme në aktivitet, drejtoresha Mimoza Kuci shprehu urimin për mësuesit e pranishëm dhe jo vetëm, ku tha se brezat që do të vijnë do të jenë gjithmonë e më të arsimuar.Gjatë aktivitetit, Drejtoria Arsimore Rajonale, shpërndau çertifikata mirënjohje për disa mësues, duke vlerësuar kontributin e tyre në edukimin e brezave.