"Shot for Slim" hyn ilegalisht në Shqipëri, AKU: S’kemi ku të gjejmë mostra për analiza

Produkti dietik "Shot for Slim" i reklamuar kohët e fundit është i jashtëligjshëm. Kjo konfirmohet edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me një përgjigje zyrtare drejtuar RTV Ora News për emisionin "Alarm".Në njoftimin zyrtar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit thuhet se pas verifikimeve të bëra në Pikat e Inspektimit Kufitar, gjatë periudhës Janar 2013 - Shkurt 2014, nuk rezulton që produkti të ketë hyrë në rrugë ligjore në Shqipëri. Për pasojë, AKU shprehet se “Shot for Slim” është futur në mënyrë ilegale.Duke parë se ky produkt nuk është inspektuar nga inspektorët tanë në Pikat e Inspektimit Kufitar dhe vazhdon të reklamohet në media, rezulton se ky është një produkt i cili futet në Shqipëri në mënyrë ilegale.Pra, pra është detyrë funksionale e autoriteteve përkatëse, ndalimi i futjes së këtij produkti në territorin e vendit tonë në rrugë informale, pasi importimi i këtij produkti, bazuar në legjislacionin në fuqi, do të çonte automatikisht dhe në kontrollin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.Më tej në deklaratë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet se në këto kushte ky institucion e ka të pamundur kontrollin e produktit dietik. Në arsyetimin e AKU-së thuhet se përsa kohë hyn në rrugë ilegale në Republikën e Shqipërisë dhe nuk ka asnjë vend apo pikë shitjeje ose shpërndarje, marrja e mostrave për analizë është e pamundur.Por arsyetimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk qendron, pasi kompania që tregëton produktin “Shot For Slim”, që ende reklamohet në televizion, ofron edhe numrin e telefonit ku të gjithë të inetresuarit mund të kontaktojnë për të blerë produktin.Televizoni Ora News prej javësh ka dhënë alamin për rreziqet që ky produkt dietik u shkakton përdoruesve.