Eliada Mustali apelon për ndihmë familjarët: Operacioni kushton, kërkojmë solidaritet

I kane mbetur edhe pak muaj jete, pasi semundja e rende ka agravuar dhe nevojitet nje nderhyrje e shpejte kirurgjikale per transplant veshkash.Ne kete perfundim kane arritur mjeket per fatin e Eliada Mustalit, 29-vjeçarja nga Kopliku i Siperm ne rrethin e Malesise se Madhe, e cila çdo tre dite transportohet me autoambulance drejt spitalit rajonal te Shkodres per te kryer dializen.Te ndodhur perballe nje situate te veshtire ekonomike dhe te zhytur ne borxh qe ka kaluar shumen e 20 milion lekeve, familja Mustali leshon apelin per ndihme. Nena e 29-vjeçares, Syke Mustali thote se i vetmi burim i te ardhurave eshte toka bujqesore, por ato jane te pamjaftueshme.Operacioni kushton 80 mije euro, ndersa veshken duhet t'a bleje tek nje vajze nga Puka, qe eshte veteofruar per te shitur veshken, pasi edhe ajo ka nevoje emergjente per te holla.Familja Mustali prej 6 anetaresh per shkak te kushteve te veshtira ekonomike jeton ne shtepine e vellait te kryefamiljarit.Shpresa e vetme per ta eshte nje ndihme nga shteti apo komuniteti i biznesit, pasi ne te kunderten vajza e tyre 29-vjeçare nuk do te mund te kaperceje semundjen e rende qe po i shkurton dita-dites jeten.