Tritoli në komisariatin e Fushë Krujës u hodh nga një mjet, pamjet u filmuan nga kamerat

Lenda eksplozive që shpëtheu në oborrin e komisariatit te Fushë Krujës disa ditë më parë, është hedhur nga një automjet. Ky automjet është i tipit Benz 190 ngjyrë e zezë dhe është fiksuar nga dy kamera sigurie, të biznesve që ndodhen përballë komisariatit.Këto video tashmë janë në dorën e hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,e cila ka marrë në dorë këto hetime. Por nga grupi hetimor bëhet me dije se regjistrimet e sekuestruara janë të një cilësie të dobët dhe nuk është e mundur të dallohet targa e automjetit.Mëgjithatë kjo është një piknisje mjaft e mirë dhe duket se hetimet janë në rrugë të mbarë për të zbardhur autorët e këtij akti terrorist kundër një institucioni të rëndësisë së veçantë, siç është një komisariat policie.Në bazë të hetimeve paraprake shpërthimi ndaj këtij institucioni ka patur si qëllim përhapjen e pasigurisë tek qytetarët. Por sipas akuzës mund të jetë një formë presioni për blutë e Fushë Krujës për të mos kryer detyrën, duke qënë se është një rast i përsëritur brenda një muaji.Në konsideratë nga grupi hetimor është marrë mundësia edhe konfliktet e drejtuesve të Komisariatit me ndonjë individ të caktuar,i cili ka gjetur këtë mënyrë presioni.