Berat, virozat e stinës fluks në urgjencë, mjekët: Mos neglizhoni simptomat

Luhatja e theksuar e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar fluks të sëmurësh nga virozat e stinës prane spitalit te Beratit. Mbi 40 raste të prekur nga këto viroza paraqiten pranë urgjencës, ndërkohë që sipas mjekeve shtim të rasteve ka dhe pranë mjekut të familjes.Të prekurit nga këto viroza janë të gjitha grup moshat, por më të riskuar janë grupmoshat e treta si dhe fëmijët te cilet gezojne me pak imunitet ndaj viruseve.Mjeku i repartit të urgjencës, Arjan Kamberi, bën me dije se kontakti i parë duhet të vihet me mjekun e familjes, i cili ofron edhe ndihmën e pare, si dhe ben thirrje per mosneglizhim ndaj simptomave te para te cilat jane ethe,temperature dhe dhimbje trupi.Virozat që qarkullojnë si pasojë e kushteve të disfavorshme klimaterike, sipas mjekëve po shoqerohen me neglizhence nga ana e qytetareve, te cilët jo ne pak raste kane sjelle edhe komplikacione te renda per shendetin.