Vlorë, bllokohet porti i peshkimit, policia kufitare ndalon hyrjen e paautorizuar
Sikurse ndonjehere me pare, per te hyre ne portin e peshkimit ne qytetin e Vlores tashme kerkohet autorizim ose flete-hyrje.Ne fakt kjo mase sigurie ka qene ne fuqi mbi levizjet e qytetareve apo turisteve, por tashme jane edhe peshkataret te cilet po nadalohen te hyjne ne kete zone, pavaresisht se mbi 70 peshkarexha ankorohen aty prej vitesh.Te gjendur perpara nje mase penalizuese per biznesin e tyre, peshkataret jane shprehur se kjo eshte nje nderhyrje e padrejte qe po kryhet nga forcat e policise kufitare, duke e cilesuar nje goditje te punes se tyre.Ky port ne baze te legjislacionit aktual ne fuqi eshte nen juridiksionin e organizates se menaxhimit te peshkimit, ne baze te nje kontrate 30-vjeçare me shtetin.Peshkataret theksojne se kjo nuk eshte nje pike kufitare, por nje port i ndertuar ne vitet ‘80, i quajtur “Tri portet” dhe qe prej asaj kohe kjo strukture ka funksionuar si nje pike nisje per peshkim dhe tregetimin e prodhimeve te detit, por edhe si nje vend remonti per anijet e tonazhit te ulet e te mesem te rajonit.