Vlorë, trafiku i lëndëve narkotike, 7 ton marijuanë e sekuestruar vetëm gjatë 2014

Rreth 7 ton lende narkotike jane sekuestruar nga policia e Vlores pergjate vitit 2014.Trafikimi i lendeve narkotike drejt Italise nepermjet brigjeve te Vlores eshte fenomeni me i hasur gjate ketyre diteve nga ana e agjentëve te policise se komisariatit Vlore dhe sektorit kunder narkotikeve.Tashme i ngritur si problem edhe nga autoritetet italiane, hashashi i prodhuar ne Lazarat te Gjirokastres po pushton tregjet e vendeve perendimore, ku Italia dhe Greqia renditen ne krye te listes per kete trafik.Pavaresisht aksioneve dhe operacioneve te shumta te efektiveve te te gjitha komisariateve ne jug te vendit , lenda narkotike po transportohet ne çdo drejtim te pikave kufitare, qofshin ato kembesore apo detare.Burime nga Drejtoria e policise Vlore, qytet ky i cili po perflitet shpesh kohet e fundit, bejne me dije se vetem gjate muajit shkurt jane sekuestruar 1 ton e 343 kilograme lende narkotike, e cila po pergatitej per tu nisur drejt brigjeve italiane.Kjo sasi lënde narkotike eshte sekuestruar si finalizim i disa operacioneve, ku jane perfshire 16 persona te implikuar, 8 prej tyre te arrestuar ne flagrance dhe 8 te tjere po ndiqen penalisht ne gjendje te lire, ndersa eshte sekuestruar edhe nje gomone me te cilen do te kryhej transporti i marijuanes.Agjentet antidroge ne Vlore jane duke bashkepunuar ngushte edhe me Guardia di Finnanzan per bllokimin e trafikimeve te mundshme, e cila po kryhet jo vetem nepermjet brigjeve te Karaburunit, por ne shume raste edhe nepermjet portit te Vlores, ku eshte sekuestruar nje sasi e konsiderueshme marijuane nga policia kufitare portuale e ketij qyteti bregdetar,i cili eshte kthyer ne ure trafiku te hashashit, nga Lazarati drejt Italise.Ne total vetem pergjate peridhes janar 2014 e deri me tani nga Drejtoria e policise se qarkut Vlores jane sekuestruar rreth 7 ton kanabis sativa.