Qarkullimi në Tiranë në kaos, shkelja e rregullave moda e preferuar e shoferave
Pavarsësisht se policia rrugore kohet e fundit është më e pranishme në rrugët e Tiranës, përsëri gjendja e trafikut dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor vazhdon të jetë në nivele të larta.Mjafton që të kryesh një vëzhgim disa minutësh në rrugët e Tiranës për të kuptuar se situata vazhdon të jetë e njëjta edhe pas aksionit të gjobave të ndërrmarra disa kohë më pare nga policia rrugore.
Kjo është rruga “Myslym Shyri” në kryqytet, ku perveç një rreshti ku parkimi është i lejuar, kemi edhe një rresht të dytë i gjithi një parkim dysh dhe kjo sigurisht është në kundërshtim më rregullat e qarkullimit rrugor. Për të përmendur një detaj, kjo rrugë është vetëm pak metra larg Drejtorisë së policisë së Tiranës.Ajo që vlen të përmendet është se në të gjithë gjatësinë e rrugës “Myslym Shyri”, pavarërisht shkeljes flagrante të ligjit, nuk gjendet një efektiv i policisë rruogore që të disiplinoje dhe të marrë masa ndëshkuese ndaj drejtuesve të automjeteve.Kjo është vetëm një nga rrugët e Tiranës që ka këtë lloj problemi, pasi shkeljet e kodit rrugor janë evidente kudo në kryeqytet. Ndërsa policia rrugore në shumicën e rasteve nuk është aty, pavarësisht se kishin marrë dhe kanë angazhim kryesor respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë dhe jo vetëm.Megjithatë kamera e “Ora News” do të sjellë ketë problematike edhe në ditët në vijim.