Rikthehet aksioni i INUK në Durrës, fadromat shembin disa godina në Shkozet

Shfuqizimi i vendimit te Keshillit te Ministrave per Inspektoratin Ndertimor Urbanistik Kombetar per "Per unifikimin e kompetencave te INUK-ut ne zonat me rendesi kombetare dhe ne territor" nga gjykata Kushtetuese, nuk e ka penguar aspak INUK-un te nderhyje per shembjen e objekteve me apo pa leje ne Shkozet te Durresit.Nje objekt kater katesh eshte rrezuar nga fadromat, ndersa te njejtin fat pritet ta kene dhe 5 shtepi te tjera, si dhe dhjetra objekte te lehta ne kete zone. Dy prej pronareve te objekteve jane shprehur kunder aksioni te ndermarre, duke pohuar qe jo vetem nuk jane njoftuar me heret, por ende nuk jane shpronesuar.Prishja e 16 objekteve, tete prej te cilave shtepi banimi, konsiston ne krijimin e kushteve dhe vazhdimin e punimeve te bypass-it të Durresit, projekt i cili parashikon zgjerimin e rruges.Nderhyrja ne kete zone erdhi ne baze te nje plani veprimi per verifikimin, dokumentimin e prishjes se ndertimeve me qellim lirimin e hapesirave publike nga ku do te kaloje unaza e qytetit.Jashte kamerave, inspektorë te INUK-ut thane se ndertimet qe jane shembur ne kete aks rrugor kane qene pengese per ecurine e punimeve ne ndertimin e by-passit te Shkozetit. Sipas tyre objektet e shembura, per te cilat disponohet dokumentacioni i duhur, do te shpronesohen.