Konsensus për ligjin e amnistisë, por opozita skeptike për zbatimin e ligjit

Amnistia duhet te jete vetem konsensuale. Kjo ishte kerkesa e deputetit te Partise Socialiste, Pandeli Majko, e cila u reflektua ne Komsionin parlamentar te ligjeve, por dhe ate te sigurise.Ne diskutimin nen per nen, ligjvenesit demokratë dhe ata socialistë, kane bere ndryshimet e duhura ne amnisti, duke dhene njezeri voten pro.Pavaresisht se ky projektligj mori konensusin e paleve, nenkryetari i Komisionit te sigurisë, Falmur Noka, nuk e fshehu skepticizmin per arsyen e ndermarrjes se kesaj amnistie.Nga amnistia, e cila seshpejti do te kaloje ne parlament perfitojne rreth 350 te denuar me burgim deri ne 3 vjet dhe per te cilet denimi eshte dhene deri me 31 dhjetor 2013, personat e dënuar me kusht, me gjobë apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim.Gjithashtu do te perfitojne të dënuarat femra mbi moshën 50 vjeç, si dhe te denuarit meshkuj mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, krime kundër njerëzimit apo krime kundër jetës.Nga amnistia perfitojne gjithashtu dhe personat e denuar me burgim, te cilet diten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji kane vuajtur efektivisht 9/10 e denimit.