Nikolla me homologun grek: Grup ekspertësh për rishikimin e teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, e shoqeruar nga Ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, ka zhvilluar një takim në Athinë me homologun grek Kostandinos Arvanitopoulos. Të dy Ministrat kanë rënë dakort për bashkëpunim dhe shkëmbimin e mardhënieve dhe eksperiences mes dy palëve. Gjithashtu kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për ngritjen e një grupi ekspertësh, të cilët do të rishikojnë tekstet shkollore.“Arritëm të ecim përpara në arritjen e bashkpunimit në fushën e arsimit dhe të shkencës. Përcaktuam piketat e bashkëpunimit të përbashkët të punës në një plan afatshkurtër dhe afatgjatë në nënshkrimin e marrveshjes me ngritjen e grupit të përbashkët të ekspertëve për rishikimin e teksteve, po përtej këtyre, për mundësitë e përbashkta të bashkëpunimit për ekspertizë profesionale edhe për gjithë reformën e arsimit të lartë dhe shkencës në Shqipëri.Vlersimin e sinqert për gjithçka që Shqipëria dhe Greqia bëjnë, posaçërisht Presidenca greke për integrimin europian të Shqipërisë” tha Nikolla.“Ky ishte një takim konstruktiv për të dhënë një shtyrje në sa diskutuam në Tiranë, domethënë të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, e veçanërisht në fushën e Arsimit, një fushë me një ndjeshmëri të lartë. Pata mundësi të rikthesoj vullnetin e qeverisë greke në mbështetjen e ecurisë europiane të Shqipërisë, vullnet i shprehur nga ana jonë në të gjitha nivelet.Kishim mundësinë të tema të rëndësishme e të dobishme si nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit, rifillimi i takimeve në nivele ekspertesh për çështjen e hartimit të teksteve, me një vizion drejt së ardhmes, të përbashkët. Shkëmbyem mendime rreth reformave që po zbatohen në dy vendet tona, duke i dhënë prioritet mundësisë së shkëmbimit të eksperiencave në qendrat akademike, studimore, kërkimore, në institucionet e larta dhe Universitete” theksoi Arvanitopoulos.Në takim dy Ministrat kanë diskutuar edhe në lidhje me fëmijët që studiojnë në Shqipëri dhe në shtetin helen, për një bashkëpunim të ri.“Pa dyshim të dy qeveritë po bashkëpunojnë edhe në fusha të ndryshme, posaçërishtë doja të vlerësoja bashkëpunimin frytdhënës në fushën e arsimit dhe shkencës, që do të shënojë një rritje të re cilësore, që do të shënojë një hap të ri, padyshim do të shënojë një qasje të re me sytë për integrimin e Shqipërisë në Europë. Falenderimi për mikun Ministër veç kësaj ftese më bëri edhe një ftesë tjetër për datën 26 Mars për të mundësuar sigurisht taktikën e një niveli krejtësisht të ri për bashkëpunimin në fushën e arsimit. Ishim të dy bashkë me një qasje të vendosur për të parë në sytë e të ardhmes së fëmijëve që studiojnë qoftë në Shqipëri apo në Greqi, për të startuar me një nivel krejtësisht të ri bashkëpunimi”theksoi Ministrja Nikolla.“Në kuadrin e axhendës së shkëmbyer gjatë takimit të sotëm, pata nderim të marr një ftesë për një vizitë të ardhshme dyditore në Tiranë, për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh në të gjitha nivelet: në nivelin akademik, qendrat kërkimore e shkencore, akademitë e larta.Së fundi, kishim mundësinë të diskutojmë për çështjet e arsimit të minoritetit grek në Shqipëri dhe komunitetit emigrant në Greqi, duke i vlerësuar si një investim i mëtejshëm në dobi të dy popujve tanë. Jam i lumtur me këtë bashkëpunim dhe le të vazhdojmë me këtë frymë” tha Ministri grek.Ministrja e Arsimit Nikolla, po sot do të zhvillojë një takim me mësuesit shqiptar në Athinë, të cilët kontribuojnë për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi.