PD: Mbështesim marrjen e statusit, s’lejojmë zhbërjen e standarteve nga qeveria

Partia Demokratike ndan bindjen se konfirmimi i statusit është i vonuar, pasi Shqipëria ka përmbushur detyrimet e lëna nga BE që me qeverisjen e tyre. Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, duke folur për mediat pas përmbylljes së takimit të nivelit të lartë tha se përkeqësimi i standardeve europiane nuk e ndihmon Shqipërinë dhe nuk e çon askund. Por në rast të një përgjigje negative edhe në qershor, Bregu ka një këshillë për kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.“Qëndrimi është ai që unë kam bërë publik dhe dje, pavarësisht formatit të perzantimit të opozitës në këtë takim, pavarësisht se ne kemi kërkuar që në këtë takim të kishim të njëjtin nivel përfaqësimi që opozita e djeshme sot në mazhorancë ka patur, pra në nivel përfaqësimi të kryetarëve dhe nënkryetarëve të komisioneve parlamentare në vendosëm të jemi prezent në takim në respekt ndaj detyrimit të madh që ka Shqipëria dhe palët politike për proçesin e intetgrimit. Në këtë takim kemi shprehur gadishmërinë tonë për të mëbshtetur qeverinë në çdo reformë, e cila ka të bëjë me proçesin e integrimit dhe që ndihmon që ky proçes të ecë përpara. Por kjo nuk do të thotë dhe nuk besoj se ky është as standard europian, as kriter i Kopenhagenit që të fshehësh faktet dhe ato çfarë po ndodh në realitet, shkeljen e Kushtetutës, ligjeve, dhunimin e institucioneve të pavarura, të kuptosh sesa e vështirë është të ruhet konsensusi politik në Shqipëri, apo kur ky konsensus me zor arrihet, në ditën tjetër lehtësisht shkatërrohet. Si dhe të bëhesh pjesë e një ideje që të mos i themi gjërat si janë për faktin se kjo ndoshta mund ta dëmtojë qeverinë në plotësimin e detyrave, nuk e ndihmon proçesin. Shqipëtarët kanë nevojë për qartësi dhe BE, vendet anëtarë që do shprehen në qershor për statusin duhet të ketë të qarta dy gjëra, sëpari statusi është i vonuar, duhet të ishte marrë prej kohësh sepse detyrimet e vëna janë plotësuar por ne mendojmë që përkeqësimi i standardeve europiane nuk e ndihmon Shqipërinë dhe nuk e çon askund. Në rast se Shqipëria nuk merr statusin në qershor, besoj dhe shpresoj që ti largohemi barcaletave të Kryeministrit se fajin e kanë vendet europiane, të akuzave për islamofobinë apo ekstremistë europianë dhe të pranojmë se shkelja e standardeve europiane i trondit vendet anëtare më shumë se çdo batudë tjetër politike” tha ajo.Bregu: Konfirmuam mbështetjen e opozitës për reformat e integrimitDialogu i nivelit të lartë është për ta marrë dhe përcjellë progresin e arritur nga takimi i fundit i muajit tetor në ecurinë e reformave sipa qeverisë. Në takimin e nivelit të lartë ne kemi folur për atë çfarë po ndodh sot në Shqipëri, duke shprehur bindjen tonë se qershori duhet të jetë data kur Shqipëria duhet të marrë statusin kandidat. Opozita e sotme nuk është opozita e djeshme, të gjitha aktet duke filluar nga rezoluta në PE, apo parlamentin shqiptar, të gjitha veprimet pro proçesit të integrimit janë propozuar dhe po ndiqen nga opozita e sotme. Por në rast se mazhoranca e sotme mendon se konfliktualiteti dhe zhbërja e atyre që kanë premtuar se do jenë standarde, i kanë firmosur sikurse në rezolutëne parlamentit shqiptar, e ndihmon proçesin, ky mund të jetë qëndrimi i tyre por kjo s’do të thotë se është qëndrimi ynë.Reforma territoriale, Bregu: Nuk është kusht i BE, sebep i qeverisë për të tërhequr vëmendjenReforma territoriale nuk është prekur as në germë as në frymë, as nuk është përmendur fare pasi nuk është një nga 5 kushtet e BE për qershorin dhe sepse nuk ka pasur asnjë interes dhe për faktin se pala europiane e di mjaft mire se reforma territoriale edhe pse një reformë e rëndësishme është një sebep i qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga mosrealizimi i detyrimeve të 5 prioriteteve.