Gjermeni prezanton në Berlin platformën “Imazhi i Ri i Shqipërisë Turistike"
Ministrja Gjermeni ka prezantuar sot ne nje konference per shtyp me gazetaret gjermane platformen “Imazhi i Ri i Shqiperise Turistike". Të pranishëm në Konferencë ishin Ambasadori i Shqipërisë në Berlin Artur Kuko, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare te Turizmit Julinda Dhame dhe përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.“Shqipëria prezantohet këtë vit në ITB Berlin me një vizion të ri dhe një strategji të qartë për të promovuar vendin si një destinacion në tregun ndërkombëtar të turizmit”,-deklaroi Ministrja Gjermeni.Duke prezantuar përpara gazetarëve të huaj nismat e ndërmara nga Ministria për përmirësimin e legjislacionit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në zonat turistike, Ministrja Gjermeni ftoi gazetarët dhe turistët gjermanë të vizitojnë Shqipërinë.“Shqipëria është një vend që ka një potencial të madh turistik, dhe që dallohet për mikpritjen,-vlerësoi Ministrja Gjermeni duke theksuar se promovimi i imazhit të ri të Shqipërisë synon të tërheqë më shumë turistë dhe të rrisë kohëqëndrimin e tyre në Shqipëri.Gjatë dy ditëve të Panairit të Berlinit Ministrja Gjermeni dhe delegacioni që e shoqëron kanë patur takime intensive me operatorë gjermanë të turizmit, investitorë potencialë, takime me deputetë të Bundestagut dhe përfaqësues të shtypit.Duke vlerësuar bashkëpunimin me GIZ në Shqipëri për sektorin e turizmit , Ministrja Gjermeni u shpreh se bashkëpunimi Shqipëri-Gjermani po konkretizohet edhe me projekte konkrete në disa fusha.