Bregu konfirmon: Opozita në takimin me BE, Rama të lejojë mediat
Një ditë para mbërritjes në vendin tonë të komisionerit pë zgjerim në BE, Stefan Fyle, Partia Demokratike konfirmoi pjesmarrjen në tryezën e nesërme të dialogut me Bashkimin Europian, pavarësisht përgjigjes negative të Kryeministrit për përfaqësimin e opozitës parlamentare në nivel kryetarësh e nënkryetaresh të komisioneve parlamentare.Ish-Ministrja e Intergrimit, Majlinda Bregu, në një dalje për mediat tha se në tilla kushte ky dialog i nivelit te lartë, nuk është dialog i nivelit gjithpërfshirës, por opozita do të mbeshtesë pa kushte procesin e integrimit të Shqiperisë në BE.Duke bërë me dije dhe misionin e opozitës në takimin e ditës së nesërme, Bregu gjithashtu i kërkoi Kryeministrit që Dialogu i Nivelit të Lartë të zhvillohet me praninë e medias.Fyle do te jete ne Tirane kete te enjte per raundin e radhes se dialogut te nivelit te larte me autoritetet shqiptare mbi 5 prioritetet kyçe, te domosdoshme per nisjen e negociatave.Fule do të nisë takimet e tij me Kryeministrin Rama në orën 08:30, për të vijuar në orën 09:20 me Ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Në orën 10:00, Komisioneri do të ketë një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe në 13:05 ai do të mbajë një konferencë për shtyp.Pas konferencës për mediat, në orën 13:25 Fule do ketë dhe një takim me ambasadorët e BE në vendin tonë, nderkohe qe ne axhenden e Komisionerit per Zgjerim ne BE nuk eshte parashikuar asnje takim me Presidentin Nishani.Përtej nivelit të dialogut të nivelit të lartë, vizita e komisionerit pë zgjerim në BE, Stefan Fyle, do të ketë edhe një tjetër mision, të gjejë një zgjidhje për të nisur puna për reformën administrative-territoliale.Kjo duket se do të jetë një nga pikat kryesore në axhendën eurokomisionerit, i cili duket se do të tentojë të bindë palët politike të arrijnë një pikë takimi që do të konkludonte me nisjen e punës së komisionit të posaçëm për hartën e re territoriale në vend.Burime të sigurta të Ora News konfirmuan se Fyle pritet të zhvillojë edhe një takim me bashkëkryetarin e mazhorancës në këtë komision, Bashkim Fino.Deklarata e plotë:Nesër në Tiranë zhvillohet takimi i dytë i Dialogut të Nivelit të Lartë, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, një formulë e përcaktuar për të diskutuar mbi prioritetet e detyrimet që ka qeveria në procesin e integrimit europian të vendit.Në takimin e parë të zhvilluar në fund të tetorit, kam kërkuar në emër të opozitës shqiptare një përfaqësim në tryezen e dialogut të nivelit të lartë, në të njëjtin format dhe me të njejtat standarte që ka gëzuar opozita e djeshme, sot maxhorancë, në takimet për planin e veprimit për 12 prioritetet, pra përfaqësimin e opozitës parlamentare në nivel kryetarësh e nënkryetaresh të komisioneve parlamentare.Ia kam paraqitur zyrtarisht këtë kërkesë Kryeministrit të vendit, por përgjigja ka qënë refuzimi për t’i ofruar opozitës sot, atë standard që vetë zoti Rama e ka gëzuar dje kur ishte në opozitë. Është e qartë se qeveria nuk e ndjen nevojën që procesi i shqyrtimit të prioriteteve dhe procesit të integrimit, të jetë gjithëpërfshirës.Në këto kushte, ky dialog i nivelit te lartë, nuk është dialog i nivelit gjithpërfshirës. Pavarësisht nga ky qëndrim i maxhorancës qeverisëse, në përputhje me angazhimin tonë se si opozitë do të mbeshtesim pa kushte procesin e integrimit të Shqiperisë në BE, në respekt të arritjeve që ky proces ka njohur gjatë qeverisjes sonë, por mbi të gjitha, në respekt të aspiratës së palëkundur të qytetarëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa, opozita do të jetë nesër e pranishme në Dialogun e Nivelit të Lartë.I bëjmë thirrje edhe një herë maxhorancës që të respektojë standartin e përfaqësimit në nivel kryetarë e nënkryetarë komisionesh parlamentare të opozitës, standart të cilin ne si maxhorancë ia kemi ofruar pa kushte.Ftoj Kryeministrin e vendit t’i bashkohet kërkeses tonë për një Dialog të Nivelit të Lartë, publike me praninë e medias. Ky është procesi më i rëndësishëm për shqiptarët.Opozita do të jetë nesër në takim për t’i përsëritur qeverisë shqiptare se respektimi i standarteve evropiane është i domosdoshëm për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe për hapjen e negociatave.Do të jemi nesër në takim për t’i bërë me dije edhe palës evropiane se shkelja e kushtetutes, ligjit, mosrespektimi i vendimit te gjykatave, dhunimi i institucioneve të pavarura, shkatërrimi i administratës, shkallmimi i konsesusit politik , janë arsyet reale që po e dëmtojnë ecjen përpara në procesin e integrimit evropian.