Situata gripale, ISHP: Kapërcim të pragut epidemik, 10 raste me virusin AH1N1

Ndërsa vendi është perfshirë nga nje situate me prirje, shtim te rasteve me grip,të dhënat e fundit nga ISHP bëjnë me dije kemi kapërcim të pragut epidemik dhe qarkullim me intensitet mesatar të virusit të gripit. Instituti i Shëndetit Publik raporton për 10 raste të personave të prekur nga virusi A/H1N1, apo siç njihet ndryshe "gripi i derrit", të konfirmuara në laboratorët e tij.“Bazuar në të dhënat e sistemit të survejancës epidemiologjike sindromike ALERT (*Albanian Epidemiologic Report Tool*) dhe asaj virologjike SENTINEL për Gripin në vend kemi kapërcim të pragut epidemik dhe qarkullim me intensitet mesatar të virusit të gripit në vend.Sipas të dhënave të survejancës të sistemit sindromik ALERT rezulton se numri i përgjithshëm i infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore, *pavarësisht nga shkaku*, është rreth 16500, ose rreth 5% më shumë raste se e njëjta periudhë e vitit të kaluar” thuhet në njoftim.Gjithashtu, ISHP bën me dije se numri i rasteve të identifikuara laboratorikisht me infeksion nga virusi pandemik AH1 është 55 në të gjithë vendin, AH3 45, ndërkohë që nga 611 mostra të dyshuara për grip, vetëm në 100 prej tyre është izoluar virus i gripit. Duke filluar nga muaji Tetor 2013 e deri më sot (05/03/2014) janë raportuar 149 raste me sindromë të rëndë respiratore akute prej të cilëve, vetëm 17 (10 raste A/H1N1 pdm09 dhe 7 raste A/H3N2) raste rezultojnë pozitivë për virusin e Gripit.Në lidhje me viruset qarkullues, ISPSH thekson se ato janë viruse të gripit sezonal pa ndonjë karakteristikë të veçantë deri tani.