Shpërthim në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm, ka ndodhur paraditen e sotme në veri të Mitrovicës.Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se një granatë dore ka shpërthyer rreth ores 11:00 në veri të Mitrovicës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.Sipas këtyre burimeve, disa persona kanë hedhur një granatë në oborrin e një këndi lojrash dhe kanë ikur menjëherë nga vendngjarja.Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen duke thënë se policia nuk ka informacione të detajuara për momentin, por është duke punuar intensivisht për të zbardhur ngjarjen.