Kisha serbe kundër zbatimit të IBM-it
Kisha Ortodokse Serbe ka kërkuar nga qeveria në Beograd që të refuzojë zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit me Kosovën, të njohur si IBM.Në letrën e Kishës, të cilën e transmetojnë mediat serbe, autoriteteve shtetërore u kërkohet “të mos marrin pjesë në vetëvrasjen e vendit”.“Nga Qeveria dhe Kuvendi i tanishëm i Serbisë pritet që, në vend të pranimit të menaxhimit të integruar të kufirit, të shqyrtohen të gjitha marrëveshjet e qeverisë së kaluar, të cilat nuk janë konfirmuar në Kuvend”, thuhet në letrën e Kishës.Përveç kryeministrit Ivica Daçiç, letra thuhet se i është dërguar edhe presidentit Tomisllav Nikoliç, zëvendëskryeministrit Aleksander Vuçiç dhe liderëve të opozitës.Gjatë të takimit të tyre të fundit në Bruksel, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, ranë dakort që Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të nisë të zbatohet në katër pika kufitare deri në fund të këtij viti.