Tjetër shpërthim në veri të Mitrovicës, nuk ka të lënduar

Një tjetër shpërthim është regjistruar në veri të Mitrovicës. Pas shpërthimit të parë që u regjistrua paraditen e sotme rreth orës 10:30, në rrugën “Mbreti Petër”, një shpërthim i dytë është regjistruar rreth orës 14:40 min, në rrugën 'Xhon Kenedi' prapa një ndërtese banesore, e cila është në riparim e sipër, përkatësisht përballë shkollës fillore 'Branko Radiçeviç' në veri të Mitrovicës, ndërsa dëme të vogla materiale janë regjistruar në një automjet tip “Golf” të parkuar afër vendit të shpërthimit", thuhet në komunikatën e policisë. Fatmirësisht nuk raportohen humbje në njerëz apo të lënduar.Autoritetet e rendit nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndërlidhjes së këtyre dy shpërthimeve, ndërkaq dyshohet se rasti mund të jetë qenë nxitur nga, siç thuhet, motivet kriminale, "rreth çështjes së përfitimit të tenderëve të personave si kontraktues për riparimin e ndërtesave në veri të Mitrovicës".