Serbi, Irinej: Nuk i kemi shkruar qeverisë

Patriarku serb Irinej ka hedhur poshtë publikimet e mediave serbe se Kisha Ortodokse të Serbisë u ka shkruar letër autoriteteve shtetërore, në lidhje me situatën në Kosovë.Irinej ka thënë se letra, në të cilën kritikohet ashpër lidershipi serb, nuk është nga Kisha.“Ajo letër nuk është nga ne dhe Kisha distancohet nga letra e shkruar dhe e publikuar”, ka thënë Irinej, transmeton agjencia “Beta”.Ai po ashtu ka thënë se nuk e di se kush mund të jetë autori.Disa media serbe kanë transmetuar sot një letër, për të cilën kanë thënë se u është drejtuar autoriteteve të larta shtetërore nga kasha.Përmes kësaj letre, thuhej se Kisha Ortodokse Serbe i kërkon Qeverisë në Beograd që të refuzojë zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit me Kosovën, të njohur si IBM.