Serbët e veriut të Kosovës bllokojnë Jarinjën

Serbët e veriut të Kosovës kanë kaluar edhe një natë  tjetër në pikën kufitare në Jarinjë duke vazhduar bllokimin e ndërtimeve të objekteve për menaxhimin e integruar të kufirit.Sipas mediave serbe ata nuk do të largohen nga pika kufitare pa marrë garanci me shkrim nga Beogradi se nuk do të ketë kufi me Kosovën dhe se do të mund t'i përdorin dokumente që i lëshon Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.Ndërkohë autoritetet shtetërore të Serbisë do të takohen në Beograd me përfaqësuesit e katër komunave të veriut të Kosovës, për të biseduar rreth zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.Serbët e Kosovës do të bisedojnë me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç, dhe me kryeministrin Ivica Daçiç. Në takimin e fundit, serbët e veriut kanë kërkuar garanci nga autoritetet në Beograd se zbatimi  e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijëve se  nuk do të kërkojë nga ata që të ndryshojnë letërnjoftimet, targat e makinave, si dhe të paguajnë doganë.Të martën në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, janë pajtuar që deri në fund të këtij viti, IBM të zbatohet në katër pika të përbashkëta kufitare.