Haga: Nëse kërkohet do të bëhet hetimi i Carla Del Pontes

Gjykata e Hagës mund ta shqyrtojë kërkesën e Tiranës dhe Prishtinës për hetime kundër Carla Del Pontes. Sipas zëdhënëses së këtij tribunali, Magdalena Spalinska, një kërkesë e tillë ende nuk ka mbërritur, por nëse kjo ndodh, padyshim që do të shqyrtohet.Spalinska ka reaguar edhe për kërkesën e bërë nga autoritetet serbe që të burgosurit serbë të transferohen nga Haga për të vuajtur dënimin në Serbi duke shtuar se një gjë tillë është e pamundur.“Njerëzit nga Serbia, të cilët kanë qenë të dënuar nga Tribunali i Hagës, nuk mund të vuajnë dënimin në Serbi. Ky është vendim i Tribunalit që nga viti 1993, ku thuhet qartë se të burgosurit e dënuar nga gjykata ndërkombëtare mund të vuajnë dënimin në gjitha burgjet, por jo në ato burgje të origjinës së të burgosurit. Njëkohësisht ky është dhe qëndrim i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së”- është shprehur zëdhënësja Spalinska.