Azili “sjell” vizat në Ballkan, pritet zyrtarizimi për vendet abuzuese
Duket se qytetarët e Ballkanit Perëndimor do ti rikthehen rradhëve te gjata për të marrë një vizë në Ambasadë, pasi rrezikojnë liberalizimin e vizave. BE mund të rikthejë viziat në Serbi si dhe katër shtete të tjera të Ballkanit përkohësisht pasi kanë abuzaur me këtë liri, duke kërkuar azil fals. Gjashtë vendet e BE (Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda, Suedia dhe Luksemburgu) janë ankuar prej disa mujash për këtë cështje.Shtetet anëtare, Parlamenti Evropian dhe Komisioni kanë punuar për një marrëveshje me tre mënyrat e tyre më 5 dhjetor, me futjen e një "klauzolë mbrojtëse" në rregulloren e vizave të vitit 2001 që përcakton listën e vendeve të përjashtuar nga kërkesat për vizë për qëndrime të shkurtra (nën 90 ditë).Kjo klauzolë mbrojtëse, e propozuar nga Komisioni në maj të 2011, në thelb i drejtohet shteteve si Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM). Por ajo mund të mbështetet për të rivendosur përkohësisht vizat, por duke përjashtuar në këtë rast vendet që nuk abuzojnë. "Marrëveshja duhet të zyrtarizohet në fund të vitit 2012 dhe do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2013", ka thënë një burim diplomatik.“Liberalizimi i vizave për shtetasit e Ballkanit ka hyrë në fuqi në nëntor 2009, aplikimet pabaza për azil u rritën papritmas dhe në mënyrë të menjëhershmë", kjo është vënë në dukje në Komision në qershor në një raport mbi migracionin në BE. Në vitin 2011, Serbia ishte një nga vendet kryesore të origjinës së aplikuesve të azilit, pas Afganistanit, Rusisë, Pakistanit dhe Irakut, me 13.900 aplikime. Megjithatë, "shumica" e këtyre kërkesave "nuk janë pranuar pasi janë shqyrtuar imtësisht në shtetin që janë aplikur. Komisioni do të ekzekutojë vendimin, i cili do të jetë i vlefshëm për vendet e zonës Shengen 26.Gjithashtu Komisionit diskutoi me 6 dhjetor edhe për lehtësimin e vizave për të rritur numrin e turistëve në BE, veçanërisht nga Kina dhe Rusia.