Stefanoviç kërkon harmonizimin e aksioneve në veri

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha sot, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Presidencën e Serbisë, se ata janë të kënaqur me bisedimet me kreun shtetëror dhe se do të jenë të përfshirë në bisedime me Prishtinën.Kryeparlamentari serb ka theksuar se është arritur marrëveshje që të gjitha aksionet e ardhshme në pjesën veriore të Kosovës të harmonizohen dhe që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të konsultohen lidhur me veprimet e ardhshme të Serbisë.Sipas tij, disa pjesë të bisedimeve të sotme paraqesin fshehtësi shtetërore dhe ka theksuar se më 17 të këtij muaji, shefave të grupeve parlamentare do tu paraqitet propozim-platforma për zgjidhjen e problemeve në Kosovë.Në bisedimet me serbët e Kosovës në Presidencën e Serbisë ishin të pranishëm përfaqëeusesit e katër komunave në pjesën veriore të Kosovës, kryeministri Ivica Daçiç, nënkryetarët e qeverisë, Rasim Lajiç, Jovan Kërkobabiç dhe Suzana Grubjeshiç, pastaj drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin, dhe shefi i ekipit të Serbisë për bisedimet teknike me Prishtinën, Jovan Paviçeviç.Serbët në pjesën veriore të Kosovës prej tre ditësh protestojnë në vendkalimin kufitar Jarinjë, sepse konsiderojnë se me zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), aty do të vendoset kufiri me Serbinë.