Kakavijë, “Kuboidi” sekuestron 3.1 kg heroinë, në pranga poseduesi
Sekustrohen 3.1 kilograme lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshe antidrogë të zhvilluara nga ana Strukturave të Policisë që operojnë në Qarkun Gjirokastër, një tjetër operacion antidrogë i koduar "Kuboidi" është zhvilluar rreth orës 15:00, në pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavija, nga ana e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Mbi bazën e infromacioneve të marra më parë , efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në vijën e dytë në automjetin tip Volcvagen me targa AA 084 CM, që drejtohej nga shtetasi Edmond Dorti, 32 vjeç banues në Patos të rrethit Fier.
Nga kontrolli rezultoi se në shasinë e automjetit poshtë sediljes së pasagjerit u konstatua një tub plasik në formë kuboidi i përshtatur me ngrohje , ku brenda tubit kishte pako me lëndë narkotike të dyshuar si Heroinë.Nga kqyrja e tubit rezultoi se brenda tubit kishte 6 pako me peshë të ndryshme, gjithsej 3.kilogramë e 100 gramë Heroinë e kuqe.
Shtetasi Edmond Dorti është shoqëruar nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Mesohet se lënda narkotike e dyshuar si Heroinë kishte si destinacion Athinën, ndersa materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.