Marrëveshja e kufirit, serbët e veriut takohen me Nikoliçin
Autoritetet shtetërore serbe do të presin sot në Beograd përfaqësuesit e katër komunave të veriut të Kosovës, për të biseduar rreth zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM.Siç raportojnë mediat serbe, serbët e Kosovës do të bisedojnë me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç, dhe me kryeministrin Ivica Daçiç.Në takimin e fundit, serbët e veriut kanë kërkuar garanci nga autoritetet në Beograd se zbatimi i IBM-it nuk do të kërkojë nga ata që të ndryshojnë letërnjoftimet, targat e makinave, si dhe të paguajnë doganë.Të martën në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, kanë rënë dakort që deri në fund të këtij viti, marrëveshja e menaxhimit të integruar të kufirit të zbatohet në katër pika të përbashkëta kufitare.Serbët në vendkalimin e Jarinës kanë protestuar ditët e fundit kundër zbatimit të marrëveshjes në terren.