Veliaj: Bonus financiar për nënat nëse vaksinojnë fëmijet dhe i çojnë në shkollë

Ndihmë ekonomike e bonus financiar për gratë që vaksionojnë fëmijët dhe i çojnë ata në arsimin e detyrueshëm.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se mjekët do ta kenë të detyrueshme të raportojnë rastet kur femrat janë paciente të tyre nga dhuna në familje.Gjithashtu u vu në dukje që femrat preferojnë më pak ose aspak të ndjekin një shkollë profesionale. Qëllimi në këtë rast është që të inkurajohen femrat për punësim, që në 2020 punësimi i tyre të shkojë deri në 75%.Detyrat për çdo Ministri u dhanë në Këshillin Kombëtar të Barazisë Gjinore, i riaktivizuar pas 2 vitesh mosfunksionim.