Sarandë, digjet banesa dykatëshe, s`ka të lënduar në njerëz

Një banesë dykatëshe në fshatin Shalës të Sarandës është përfshirë sot nga flakët.Sipas informacioneve, zjarri ka përfshirë banesën e familjes së Pelivan Novës por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrëfikëse, flakët kanë djegur plotësisht banesën duke lënë pesë anëtarët e familjes Nova në qiell të hapur.Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në banesë ndërkohë që policia po vijon hetimet.