Tatimet “luftë” evazionit fiskal, Shehaj: Kryesisht në sektorin e naftës dhe ndërtimit

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ka deklaruar sot se në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal janë nxjerrë 31 masa sigurie arrest me burg dhe 24 persona të tjerë po ndiqen ne gjendje të lirë.Në një konferencë për mediat, Shehaj në process hetimi ndodhen firma ndërtimi, tregtimi karburantesh ku deri tani është zbuluar një dëm ekonomik prej 5 milionë dollarë.Deklarata e plotëRezultatet e këtij muaji tregojnë ritmin pozitiv të mbledhjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit, në zbatim të detyrave të ngarkuara dhe programit të Qeverisë Shqiptare,Në total për këtë muaj kemi mbledhur 12 Miliardë e 295 Milionë Lekë të ardhura.Shifra e të ardhurave të mbledhura fakt e krahasuar midis muajve Shkurt 2014 -2013 është 1.2 Miliard Lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose  një rritje prej rreth 16% më shumë.Kontribute të Sigurimeve Shoqërore janë mbledhur 4 Miliardë e 345 Milionë Lekë ose 243 Milionë Lekë më shumë se muaji Shkurt 2013, duke shënuar një rritje prej 5.9% më tepër se kjo periudhë e mëparshme.Marrëveshja e arritur me FMN-në tregon se performaca pozitive e Administratës Tatimore dhe Doganore është një bazë e mirë në rritjen e performacës së mirë administrimit fiskal në Shqipëri dhe që transmeton sinjale pozitive në institucionet ndërkombëtare.Të dhënat e përmbledhura të dymujorit Janar - Shkurt 2014, tregojnë se kemi mbledhur në total 26 miliard e 262 milionë lekë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, rritja në mbledhjen e të ardhurave është 2 miliardë e 639 milionë lekë ose 11.2 % më shumë.Lufta kundër evazionit fiskal vazhdon të jetë një orientim i punës në Administratën Tatimore. Rezultatet e arritura janë të kënaqshme. Në total janë zbuluar skema evazioniste me një dëm të shkaktuar buxhetit të shtetit në total prej 36.3 Milionë USD.  Janë nxjerrë 31 masa sigurie arrest me burg dhe 24 persona të tjerë po ndiqen ne gjendje të lirë. Në proces hetimi ndodhen firma ndërtimi, tregtimi karburantesh ku deri tani kemi zbuluar një dëm ekonomik prej 5 Milionë USD.