Tritoli në kom. e Fushë-Krujës, grupi hetimor: Akt terrorist për të krijuar panik
Akt terrorist është cilësuar shpërthimi i dytë në komisariatin e Fushë-Krujës mbrëmjen e të hënës, e për pasojë dosja hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për hetime të mëtejshme.Në bazë të hetimeve paraprake shpërthimi ndaj këtij institucioni të rëndësisë së veçantë ka patur si qëllim përhapjen e pasigurisë tek qytetarët.Por sipas akuzës mund të jetë një formë presioni për blutë e Fushë-Krujës për të mos kryer detyrën,duke qënë se është një rast i përsëritur brenda një muaji.Në konsideratë nga grupi hetimor është marrë mundësia edhe konfliktet e drejtuesve të komisariatit me ndonjë indivdt të caktuar,i cili ka gjetur këtë mënyrë presioni.Ndërkohë që konfirmohet se eksplozivi është i njëjtë me atë që përdoret në miniera dhe me fitil përcjellës.