Zbulohet baza e tritolit, sekuestrohen 200 kallëpe, po përpunohej gati për shitje
Një supër aksion i policisë së Shkodrës dhe i Prokurorisë së këtij rrethi ka çuar në shkatërrimin e një baze tritoli në Malësinë e Madhe, ku janë sekuestruar 238 kallëpe tritoli, 200 metra fitil, 150 kapsolla detonatore, 100 granata dore mbrojtese e dhe 3 automatik kallashnikov.Për të gjithë këtë arsenal ka rënë në pranga shtetasi Taf Balilaj,i cili e kishte kthyer banesën e tij në punishte tritoli dhe jo vetëm, pasi aty mund gjeje të gjitha llojet e eksplozivëve.Aksioni është kryer paraditen e të martës në fshatin Kurtaj të komunës Gruemirë. Ky është një ndër aksionet me sukseshëm të Policisë së Shtetit, ku sekuestrohet një sasi kaq e madhe lënde eksplozive.Në fshatin Kurtaj kanë mbërritur edhe Prokurorët e rrethit gjyqësor Shkodër, të cilët kanë nisur menjëherë hetimet për destinacionin e mundshëm të kësaj sasie tritoli dhe armatimi.Taf Balilaj, ishte prej kohësh në hetim nga autoritetet në Shkodër për veprimtarinë e tij në sigurimin e lëndëve plasëse.Ndërkohë që hetimet janë fokusuar në disa pista dhe një ndër kryesoret është ajo e tregtimit të këtyre lëndëve, e ndoshta më pas përdorimi i tyre në ngjarje krimnale.Me rëndësi do të jetë marrja në pyetje e poseduesit të këtij armatimi, Taf Balilaj, i cili do të zbardhë detaje mbi destinacionin e 238 kalëpeve tritol, kapsollave dhe granatave luftarake, të cilat u konfiskuan në shtëpinë e tij.