"Sherifi" i Laçit ekzekuton 2 vëllezër, terrorizon qytetin, deklarohet si "Krishti" në polici
Vellezerit Andrea dhe Endri Cara 27 dhe 30 vjeç jane ekzekutuar ne qender te qytetit te Laç, ndersa mesohet se autori i vrasjes, ishte ulur duke pire kafe dhe duke pritur shenjestrat pikerisht ne ambjentet e lokalit te dy vellezerve tashme te vrare.Altin Piroli, i ndaluar nga policia si autori i kesaj ngjarje, mesohet se ka qelluar mbi dy vellezerit ne momentin qe ata kane hyre brenda ambjente te lokalit. Si pasoje e te shtenave te plagosur kane ngelur edhe dy kalimtare te rastit, Nikolle Ndoji dhe Tonin Gjini.Nga deshmite e marra ne vendgjarje mesohet se autori i krimit te dyfishte Altin Piroli, ishte fqinj me viktimat dhe vuante nga probleme mendore.Sipas deshmive ai eshte pare duke levizur ne rruget e qytetit te Laçit gjate oreve te para te mengjesit i armatosur, por qe per çudi nuk eshte ndaluar nga askush, edhe pse njihet si person me probleme.Sipas deshmive 27-vjeçari Piroli ne momentin qe ka vrare dy vellezerit Cara ka qene i pajisur me dy arme zjarri te llojit pistolete dhe teper gjakftohte ka qelluar mbi shenjestrat e tij.
Menjehere pasi ka realizuar vrasjet ai ka dale nga lokali, duke vazhduar te qelloje ne ajer duke terrorizuar te gjithe qendren e qytetit te Laçit, madje duke hapur zjarr edhe ndaj efektiveve te policise te cilet kanë nderhyre dhe kane pritur derisa autori te zbazte karikatoret e plumbave e per ta vendosur me pas nen pranga.Mesohet se 10 ditet e fundit problemet e te riut me shendetin mendor ishin renduar. Kjo eshte konfirmuar nga familjrate e tij. Policia ndërkaq ka deklaruar se te vetmet fjale qe ai ka deponuar ne polici kane qene: Une jam Zoti!Dy viktimat asnjehere nuk kane dhene asnje shenje se mund te kene pasur probleme me autorin e ngjarjes i cili dy vite me pare ka plagosur me arme zjarri djalin e xhaxhait te tij,veper penale per te cilen ka kryer vetem nje vit burg.