"Përplasja" President-mazhorancë, Ruçi: Këshillimi i vonuar; Paloka: 'Luftë' e hapur
Kreu i shtetit Bujar Nishani po zhvillon takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë si pasojë e vakancës së krijuar, si rrjedhojë e përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani.Kështu Nishani është takuar në Presidencë me kreun e grupit parlamntar socialist Gramoz Ruçi, me kreun e grupit demokrat Edi Paloka, dhe më pas me krerët e grupeve parlamentare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe të Partisë Republikane.Mësohet se kreu i grupit socialist Ruçi përpara takimit me kreun e shtetit është takuar me kryeministrin Edi Rama, me ministrin e drejtësisë Nasip Naço dhe deputetin Fatmir Xhafa.Ndërsa në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e shtetit Ruçi i ka cilësuar këshillimet me presidentin jo produktive pasi sipas tij janë të vonuara."Sigurisht nuk u diskutua për kritere kështu që unë në mënyrë shumë ekspicide do të thoja se ky këshillim jo i parë nuk është shumë produktiv. Nuk është produktiv pasi edhe në pikëpamjen formale është i vonuar pasi duhet të zhvillohej që në momentin që është krijuar kjo vakancë. E dyta në pikëpamjen përfaqësore nuk ka formalizëm pasi flitet për kritere apo për këshillime atëherë nëse do t`i referohemi këshillimeve apo konsulencave me institucionin e Presidentit ka një interpretim të Gjykatës Kushtetuese të bërë në kohën kur ne kemi qënë në opozitë. Kështu që fryma e diskutimit nuk ka ishte në kuadrin e interpretimit që Gjykata Kushtetuese ka bërë lidhur me raportet e institucionit të Presidentit me Parlamentin. Kështu që e kuptuar dhe i interpretuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka theksuar që e drejta kushtetuese e Presidentit për të propozuar kandidatët dhe e drejta e Parlamentit për ta votuar duhet të jetë shumë koperuese. Për fat të keq edhe kësaj radhe nuk ishte koperuese. Nuk u diskutua për emër dhe as nuk na u kërkua.Ne nuk kemi vajtur për emra por me mendimin dhe preokupimin. Lidhur me shqetësimin e opinionit për profesionalizimn, lidhur me objektivitetin që jep sistemi I drejtësisë moralitetin që ekziston në sistemin e drejtësisë nën përgjegjësinë e kësaj mazhorance të zgjedhur ne të japim përgjigje dhe shqetësimi ynë që paraqitëm tek presidenti ishte pikërisht kjo" tha Ruçi.Ai shtoi se prezenca e mazhorancës në këtë takim tregon vullnetin e saj për të diskutuar për sistemin e drejtësisë."Sigurisht vetë prezenca ime flet për vullnetin që ka mazhoranca në respekt të kushtetutës, në respket që ka kjo mazhorancë për organet e drejtësisë dhe në respekt të institucionit të presidentit. Natyrshëm Presidenti shtroi edhe çështjen lidhur me kriteret. Dua të nënvizojë një gjë që kriteret i përcakton kushtetuta dhe i përcakton ligji për Gjykatën e Lartë kështu që është e padiskutueshme. Nëse ka nevojë të përmirësohet atëherë i takon një stadi tjetër apo një vendi tjetër që ligjvënësi apo Këshilli i Lartë i Drejtësisë apo Ministria e Drejtësisë të bëjë për çështjen" tha Ruçi.Paloka: Qëndrimi i Ruçit, pjesë e luftës së hapur me PresidentinNdërsa kryetari i grupit të PD-së Edi Paloka e cilësoi qëndrimin e mazhorancës si pjesë e luftës së hapur që kjo e fundit ka nisur me Presidentin dhe me të gjitha institucionet e pavarura.“Sigurisht nuk pres gjë tjetër. Lufta me Presidentin është e hapur. Nuk ka lidhje me kandidaturat për Gjykatën e Lartë, por është luftë e hapur që ka nisur ndaj të gjithë institucioneve por dhe presidentit. Të tjerët dhe Partia Demokratike nuk presin që Rama e Ruçi të bien dakord me Presidentin për asgjë. Është luftë që i bëhet kjo mazhorancë. Në çfarëdo emri që të japë ai nuk do ta pranojë” tha Paloka.Më datën 24 shkurt, Presidenti Nishani pr ezantoi listën e kandidatëve për vendin vacant në Gjykatën e Lartë ku nga radhët e gjyqësorit janë Alaudin Malaj, Astrit Kalaja, Entela Prifti, Fatos Qato, Luan Dervishi, Sokol Ngresi dhe kandidatët që vijnë nga radhët e juristëve: Adnor Shameti, Ermir Dobjani, Genti Shala, Gjet Kola, Ilir Panda, Luan Daci, Pranvera Strakosha, Prel Martini, Rexhep Bekteshi, Sokol Sadushi dhe Shpëtime Pitaku.