Festa Kombëtare e Bullgarisë, Ambasada pritje festive me zyrtarë të lartë
3 marsi, festa kombëtare e Bullgarisë u festua edhe në Tiranë. Ambasada bullgare organizoi një pritje me zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të trupit diplomatik për të përkujtuar 139-vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë nga pushtimi otoman.

“Data 3 mars shënon çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi otoman para 139 viteve. Festa Kombëtare është një rast ku bullgarët ndihen të pavarur dhe është një festë e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Bullgarisë. Por sivjet Festës sonë Kombëtare i është kushtuar një rëndësi e veçantë” tha Ambasadori bullgar.Më herët gjatë ditës, ambasadori Arnaudov vizitoi ambjentet e Ora News ku u njoh me investimet e bëra nga Presdidentit i televizonit Ylli Ndroqi.
Gjatë vizitës, Ambasadori i Bullgarisë dha edhe një intervsitë të shkurtër ku ritheksoi mbështetjen e qeverisë bullgare për statusin e vendit kandidat.