Peleshi, Bahtiri: Komision të përbashkët me Kosovën për ceremoninë e rivarrimit të Isa Boletinit

Zëvendës.kryeministri, Niko Peleshi, priti sot në një takim Kryetarin e ri të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.Zëvendës.kryeministri e uroi zotin Bahtiri për fitoren dhe i shprehu atij mbështetjen e qeverisë shqiptare si dhe angazhimin për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta që do të ndihmojnë adresimin e problemeve ekonomike e sociale të Mitrovicës.Bahtiri i shprehu Zëvendës.kryeministrit vendosmërinë e tij për të sjellë një frymë të re në qeverisjen e Mitrovicës dhe për t’i adresuar problemet e shumta me të cilat përballet kjo komunë përmes projekteve zhvillimore e krijimit të mundësive për punësim.Ai e njohu Peleshin edhe me përgatitjet e Komunës që ai drejton për ceremoninë e varrimit të eshtrave të heroit Isa Boletini dhe dëshirën e qeverisë së Kosovës që kjo të organizohet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.Zëvendës.kryeministri ofroi bashkëpunimin e qeverisë shqiptare për këtë projekt dhe u vendos që së shpejti mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës të ngrihet një Komision i përbashkët për përgatitjen e aktiviteteve dhe ceremonisë të rivarrimit.