Qëllohet me vezë kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili-Video dhe foto
Qëllohet me vezë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Incidenti ka ndodhur pasi Vasili doli nga Presidenca ku zhvilloi një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani.Një person është afruar pranë Vasilit teksa ky i fundit po mbante një konferencë për mediat ndërkohë që menjëherë ka ndërhyrë Garda.Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e personit që qëlloi me vezë kreun e grupit të LSI-së Petrit Vasili.Ai është 65-vjeçari Mustafa Gjyzeli ndërsa ende nuk dihen motivet për të cilat ai qëlloi me vezë kreun e grupit të LSI-së65-vjeçari, Mustafa Gjyzeli, është i njëjti person që rreth 5 muaj më parë sërish para Presidencës qëlloi me vezë Petrit Vasilin. Vetë kreu i grupit të LSI deklaroi se nuk e njihte personin që e sulmoi.





