"Gjyqësori nuk zbaton vendimet", akuza nga Autoriteti i Konkurencës. KE: Zbatoni ligjet
Gjyqësori nuk zbaton vendimet e Autoritetit të Konkurencës. Duke folur në ceremoninë e organizuar në 10-vjetorin e krijimit të Autoritetit të Konkurencës, kryetarja Lindita Milo, bëri me dije se një tjetër problem për këtë institucion është edhe moszbatimi i legjislacionit. Sipas Milos është e rëndësishme që të zbatohen vendimet që merr autoriteti.Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi se ekonomia jonë po performon nën potencial pasi nuk ka konkurencë. Gjithashtu sipas Ministrit shumë investitorë po stepen për shkak të mungesës së konkurencës.Claud Rambou, përfaqësues i Këshillit Europian, për ekonominë në vendin tone kërkoi zbatimin e legjislacionit për të krijuar klime të duhur për biznesetFuqizimi i ekonomisë së tregut nëpërmjet konkurencës është detyrë edhe e politikbërjes.Vetëm duke zbatuar legjislacionin qeveria do të arrinte që të krijonte një klimë të duhur për biznesin në Shqipëri.Kjo është detyrë e rëndësishme, por njëkohësisht dhe mjaft e vështirë.Në konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë "Konkurrenca dhe rritja ekonomike" u diskutua për të përmirësuar funksionimin e Autoritetit të Konkurencës për një treg më liberal.