Edhe dy ton hashash nga Lazarati, droga me destinacion Italinë, 3 në pranga
Droga e prodhuar ne fshatin Lazarat te Gjirokastres vazhdon te jete kryefjala e operacioneve te efektiveve te policise, ku gjate koheve te fundit kane qene strukturat e komisraiatit te Vlores ato qe po ndeshen me trafikim ne mase te kesaj lende narkotike, e cila ka si destinacion shtetin italian.Operacioni me i fundit i organizuar nga agjentet e sektorit te narkotikeve ne kete qytet ,i koduar “Liqeni”, ka bere te mundur sekuestrimin e plot 2 ton lende narkotike e llojit marijuane.Aksioni i policise u zhvillua gjate oreve te mbremjes se djeshme ne aksin rrugor te fshatit Kuç, ne drejtim te Vlores. Marijuana ishte ngarkuar ne nje furgon,ndersa mesohet se 3 persona jane shoqeruar ne komisariatin e Vlores.Brigjet e qytetit bregdetar prej disa muajsh po kthehen ne vende trafiku te marijuanes, ku brenda 3 muajve nga forcat e policise Vlore jane sekuestruar rreth 6 ton kanabis sativa.Lenda narkotike po transportohet drejt Vlores ne menyrat me te mundshme qe mund te ekzistojne, ku ne mjaft raste ajo ka kaluar nepermjet fshatrave te rrethit te Tepelenes, ku transportohet me kafshe drejt fshatrave te Vlores, per tu pergatitur me pas ngarkimi dhe nisja e saj drejt Italise.Policia ben me dije se po punohet edhe per identifikimin dhe ndalimin e personave te tjere, te cilet jane te perfshire ne kete trafik.