Putin "tërhiqet" nga lufta me Kievin: Jemi vëllezër, sulmi opsioni i fundit

Presidenti rus Vladimir Putin tërhiqet nga ndërhyrja ushtarake në Ukrainë. Në një konferencë për shtyp nga Kremlini, Putin theksoi se pse në Ukrainë ka ndodhur një grusht shteti nuk është e nevojshme ndërhyrja ushtarake.“Po flitet për masa ekstreme në Ukrainë, të cilat Rusia nuk është ende të gatshme, që t'i ndërmarrë. Personeli ushtarak ukrainas dhe ai rus do të gjenden në të njëjtën anë të barrikadës sepse ne jemi vende vëllezër.  Në Krime nuk ka patur asnjë veprim ushtarak, të shtëna apo ushtrim dhune nga ana e Rusisë.  Organizatat nacionaliste janë mjaft poblematike dhe ne duhet të marrim një vendim ndaj tyre. Nuk do të përdorim forcën ndaj organizatave nacionaliste, por do të ndërmarrim veprime si në Krime. Çdo qytetar ukrainas, qoftë në veri apo në jug ka të drejtat e tij, se ku dhe si do të jetojë.  Ata që pretendojnë se janë forca legjitime në Ukrainë të intensifikojnë reformat e vendit. Ata që pretendojnë se janë forca legjitime në Ukrainë të përmirësojnë strrukturën e shtetit e të drejtat e njeriut” theksoi Putin.Ndërsa e cilësoi shkarkimin e presidentit Janukoviç një grusht shteti, Putin hodhi akuza të rënda edhe ndaj opozitës në Ukrainë.“Situata në Ukrainë është një çështje mjaft kritike.Në Ukrainë ka ndodhur një grusht shteti. Janukoviç pranoi kërkesat e protestuesve.  Janukoviç plotësoi çdo kërkesë të opozitës, ai reagoi në mënyrë pozitive ndaj nesh dhe perëndimit.  Opozita në Ukrainë kërkoi largimin e presidentit Janukoviç nga qeveria, menjëherë sapo ai iku nga vendi.   Askush nuk arrin të kuptojë sjelljen e opozitës në Ukrainë, pasi Janukoviç arriti një marrëveshje me ta. Pushteti u mor me armë. Por i vetmi president legjitim në Ukrainë është Janukoviç”, tha Putin.Të djelën agjencitë ruse të lajmeve thanë se Presidenti Putin i kishte thënë Presidentit Obama gjatë bisedës telefonike të së shtunës se Moska rezervon të drejtën të mbrojë banorët me origjinë ruse në Krime dhe në Ukrainën lindore.Trazirat në Ukrainë filluan në nëntor, kur Presidenti Janukoviç u tërhoq nga një marrëveshje me Bashkimin Evropian në shkëmbim të forcimit të lidhjeve me Rusinë. Ky hap shkaktoi trazira në mbarë vendin dhe e detyroi presidentin Janukoviç të largohej nga kryeqyteti në fund të muajit shkurt.