Elbasan, mjekët për situatën e gripit: Gjendja nën kontroll, nu ka raste me AH1N1

Ne qytetin e Elbasanit ka nje shtim te rasteve ku perfshihet çdo grupmoshe, te cilet gjate ketyre diteve po preken nga virozat e stines, por fatmiresisht nuk ka raste te prekur nga gripi A H1/N1.Shefi i Epidemiollogjise, Agim Vercani, tha se situata eshte nen kontroll nga sistemi shendetesor paresor dhe spitalor mbi situaten e krijuar,ndersa repartet jane te pajisur me preparatet tamiflu.Ky virus shoqerohet me dhimbje trupi, fyti, koke, lotim te syve dhe temperature.Mjeket keshillojne kujdes ndaj femijeve dhe personave te moshes se trete, ku imuniteti ndaj semundjeve eshte edhe me i ulet, ndersa kane kerkuar te mos neglizhohet asnje rast per te marre mjekim ne kohë sa me te shpejte.