Nishani çon ILDKP-në në Kushtetuese: Kuvendi më mori kompetencat
Numri një i shtetit shqiptar i drejtohet gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit te krijuar sa i përket kompetencave të Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Në ankimimin drejtuar Kushtetueses, Presidenti Bujar Nishani kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit si dhe deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 14/2014, datë20.02.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërise për zgjedhjen e zotit Shkëlqim Ganaj në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit tëLartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.Seancën plenare të 21 shkurtit, pas debatesh dhe ndërprerjesh të shumta të seances, Kuvendi shkarkoi me votat e mazhorancës kreun e ILDKP, Zana Zhukën, duke zgjedhur në vend të saj me 75 vota pro dhe 2 abstenime dekretin e dytë që propozoi presidenti Nishani vitin e kaluar përballë Xhukës, pikërisht Shkëlqim Ganajn.Emri i kreut të ri të ILDKP u propozua vitin e kaluar si kandidatura e dytë përkrah Xhukës për kreun e instutucionit të deklarimit të pasurisë, ndonëse nuk u hodh në votim.Një tjetër konflikt mes kreut të shtetit dhe Kuvendit, është dhe rrëzimi i dy dekreteve të Presidentit për anëtarë të gjykatës së lartë. Pikërisht për këtë gjykatë dhe vakancën e krijuar në të, nesër sërish Nishani ka thirrur për konsultime krerët e grupeve parlamentare për të përcaktuar kriteret konkrete për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë si pasojë e vakancës së krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani.