Vidhet sinjalistika në Rrugën e Kombit, vështirësi në qarkullim, asnjë i ndaluar nga policia
Një muaj pas zëvëndesimit të sinjalistikës së vjedhur ne Rrugen e Kombit, ky fonomen është rishfaqur serish.Tabelat sinjalizuese janë hequr në shumë segmente të autostrades nga Rresheni e deri në tunelin e Kalimashit, pjesë që përshkon qarkun e Lezhës, si dhe janë dëmtuar elementet fosforishente të vendosura per orientimin e drejtuesve te automjeteve, duke e kthyer këtë aks rrugor në një burim të sigurtë per aksidente.Pjesa më problematike është nga hyrja e Rrëshenit dhe deri në Kalimash. Tabelat kryesore në anë të rrugës janë zhdukur. Ndonëse kjo situatë vlerësohet si tepër shqetësuese, deri më tani asnjë person nuk është ndjekur penalisht për demtimin e autostradës.Pavaresisht se policia vazhdon patrullimet ne kete aks, serish autostrada vazhdon te demtohet. Nga një segment rruge me standarte, autostrada e kombit nuk ka asnjë ndryshim tashmë me akset nacionale, që vuajnë prej kohësh një fenomen të tillë.Në këto kushte shumë segmente të autostradës janë kthyer në një rrezik si për banorët e zonave përreth, ashtu edhe për drejtuesit e mjeteve, ku shpejtësia e lëvizjes së tyre varion nga 90 në 110 km në orë.Ky është një problem që kërkon zgjidhje të shpejtë, për të parandaluar këtë masaker që po i bëhet investimit më të madh infrastrukturor në vendin tonë, pjese e te cilit jane te gjithe taksapaguesit shqiptare, rruge e cila u ndërtua 5 vite më parë dhe që lidh vendin tonë më Kosoven.