Operacioni "Mbrostar 2014",policia arreston 13 anëtarë të grupit kriminal
13 shtetas jane vene ne prangat e policise gjate operacionit te koduar “Mbrostar 2014”. Pas nje hetimi 4 mujor u bë e mundur zbulimi i një grupi të strukturuar kriminal të perfshirë në disa vepra të rënda penale të kryera në rrethet Fier, Lushnje, Berat, Vlorë, Elbasan.Uniformat blu kane shpallur ne kerkim edhe 2 shtetas te tjere, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur nga policia e qarkut Fier. Ne nje deklarate per mediat drejtori i Policise se qarkut Fier beri me dije se anetaret e ketij grupi të strukturuar kriminal janë autore të dyshuar te 9 veprave penale.Sipas Drejtorit te Policise, Ervin Hodaj, ky grup i struktruar kriminal është i dyshuar dhe për disa vepra të rënda penale të cilat ndiqen nga ana e Pokurorisë, por për të cilat detaje nuk behen te ditura për shkak të sekretit hetimor. Ndersa materialet proçedurale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Fier për hetime të mëtejshme.