Raporti i Prokurorisë: Nuk arrestohen "bosat", vetëm korrierët e drogës

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në raportin vjetor të institucionit që drejton shprehet se korrupsioni vijon të mbetet problem serioz për shtetin shqiptar, por del kundër mazhorancës duke vlerësuar se jo të gjitha rastet korruptive duhet të hetohen tek Prokuroria e Krimeve të Rënda."Korrupsioni, në të gjitha format e tij, shërben si ndihmë për krimin e organizuar duke qenë vepër penale shoqëruese e tyre. Por, kalimi i këtyre veprave nga një prokurori në një tjetër, nuk sjell detyrimisht ndryshime në mënyrën e hetimit apo gjykimit dhe as në llojin dhe masën e dënimit të autorit/ëve të këtyre veprave penale"- thuhet ne raportin e Prokurorise se Pergjithshme.Organi i Prokurorisë sugjeron që në kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, të përfshiheshin veprat penale korruptive të kryera nga zyrtarë të lartë dhe ato të Gjyqtarit, Prokurori dhe funksionareve te drejtesise, kjo për shkak të riskut të lartë për korrupsion dhe rolit të tyre në vendimmarrje të rëndësishme për vendin, shoqërinë dhe qytetarët në tërësi".Prokuroria e Pergjithshme çmon se sfida kundër trafikut të lëndëve narkotike është ende e hapur, pasi thuajse gjithnjë arrestohet transportuesit dhe jo drejtuesit e rrjeteve kriminale."Në pjesën më të madhe të rasteve, personat e ndaluar dhe arrestuar janë transportues të lëndëve narkotike. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në hetimet pasurore, pasi subjektet e hetuar, më së shumti korrierë, shpesh rezultojnë pa prona, llogari bankare dhe pa veprimtari biznesi.Po ashtu, konstatohet se, pavarësisht se është rritur ndjeshëm sasia e lëndëve narkotike të kapura gjatë vitit 2013, pjesa më e madhe e është bllokuar në flagrancë në pikat e kalimit kufitar".Në raport, vlerësohet se rrotacioni i kuadrit drejtues të Policisë së Shtetit krijoi ulje të ritmit të hetimeve. Sipas Prokurorisë, ulja e ritmit të hetimeve zgjati për një kohë të shkurtër."Kjo situatë zgjati për një kohë të shkurtër dhe angazhimi me intensitet të lartë mes dy institucioneve po i afrohet ritmit të kërkuar", - theksohet në raport, ku si shembuj jepen disa aksione të përbashkëta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.Nga relacioni vërehet se se rotacioni politik nuk ka shkaktuar probleme për Prokurorinë e Përgjithshme. Kryeprokurori, Adriatik Llalla, vlerëson raportin e zyrës që drejton me Presidencën, e cila ka dhënë mbështetje të plotë në punën e organit të akuzës dhe në të njëjtën linjë janë edhe raportet me Kuvendin e Shqipërisë, në nismat ligjore të ndërmarra për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.