PD dënon inkursionin rus në territorin e Ukrainës
PD dënon inkursionin rus në territorin e Ukrainës dhe mbështet plotësisht thirrjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut për tërheqjen e forcave ruse në bazat e veta.Përmes një deklarate për mediat Partia Demokratike thekson se po ndjek me vëmëndje dhe shqetësim të madh zhvillimet në Ukrainë.PD mbështet edhe thirrjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut për ndalimin e çdo ndërhyrje tjetër në Ukrainë dhe zbatimin e detyrimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare në respekt të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.Situata në Ukrainë sa vjen dhe tensionohet më shumë. Flota ruse i ka dhënë ultimatum Ukrainës të tërheq forcat ushtarake nga Krimea, ndryshe paralajmërojnë se do të sulmojnë.Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Rusia ka dhënë një afat kohorë të dorëzimit të forcave deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, ndërkohë edhe reagimet e ndërombëtarëve janë shtuar dhe kanë ashpërsuar gjuhën kundrejtë Rusisë.