Ambasadori i Izraelit në Divjakë, takon fermerët e zonës,mbështetje dhe bashkëpunim

Ambasadori i Izraelit, David Cohen, i pranishem ne Divjake, ka siguruar bashkepunim, mbeshtetje dhe vemendje ndaj fermereve,ku bujqesia ne kete zone ze nje hapesire te gjere.I shoqeruar dhe nga specialiste te bujqesie, ai eshte njohur nga afer me menyren e kultivimit te prodhimeve bujqesore dhe investimet qe kane kryer fermeret e Divjakes,ku mjaft prej tyre operojne me teknologji bashkekohore te mberritur pikerish nga vendi qe ai perfaqeson.Ambasadori izraelit, David Cohen, gjate takimit qe zhvilloi me fermeret, u njoh edhe me problemet me te cilat ata përballen, ku premtoi mbeshtetje dhe krijimin e lehtesirave per ta, kjo fale edhe eksperiencave te firmave izraelite qe operojne ne kete fushe.