Panariti në Hungari, merr pjesë në Forumin Global për Bujqësinë Familjare

Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, niset nesër, e martë 4 mars, për në Budapest të Hungarisë ku do të marrë pjesë në Forumin global për Bujqësinë Familjare.OKB e ka shpallur vitin 2014 si Vitin Ndërkombëtar të Bujqësisë Familjare, pasi kjo bujqësi luan një rol kyç në sigurimin e ushqimit lokal e global si dhe siguron një përdorim thelbësor të burimeve natyrore.Forumi organizohet nga Ministria Hungareze e Bujqësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) dhe do të mbledhë së bashku Ministra, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare shkenctarë nga e gjithë bota etj.Ministri Panariti do të mbajë një fjalë në Ministerialin e këtij takimi me temë: “Roli i bujqësisë familjare në sigurimin e ushqimit lokal e global, opsionet dhe praktikat më të mira”. Gjithashtu z. Panariti do të mbajë një fjalë të posacme në Panelin për “Rolin e grave dhe të rinjve fermerë në bujqësinë familjare”.Ministri Panariti do të ketë një takim dypalësh me Ministrin e Bujqësisë së Hungarisë z. Sandor Fazekas si dhe do të mbajë një leksion ne Universitetin e Szent Istvan, me temë: Bujqësia shqiptare: Potenciale dhe Mundësi për investim.