Dervician, festohen karnavalet, riti pagan që largon dimrin dhe sjell pranverën
Karnavalet e Dropullit aq te njohura ne jug te vendit jane rikthyer duke kujtuar ritin pagan të ndrrimit të stinëve, rilindjes së jetës dhe përgatitjes praktike për një sezon të ri punësh.E kthyer ne nje tradite, tashme ne zonen e minotitetit çdo vit festohen karnavalet ne menyren me te veçante te saj.Dhjetëra banorë me maska dhe kostume te ndryshme sollën në shesh personazhe komikë dhe ironizuan shumë sjellje sociale nga jeta e përditshme dhe politika.Karnavalet e Dropullit udhëhiqen si çdo vit nga çifti, nusja dhe dhëndri i karnavaleve, te cilet shoqerohen nga personazhe të tjerë të dasmës.Të gjithë vallëzojnë rreth një stive të madhe me dru, e cila ndizet ne oret e vona te mbrëmjes. Kjo festë e lashtë purifikimi, i paraprin Pashkës së Madhe Ortodokse, kur të krishterët do të festojnë ringjalljen e Krishtit.Gjate organizmit te tyre ne qender te fshatit Dervician, u shfaqen me shume se 50 kostume te ndryshme, duke filluar nga femijet e deri tek te moshuarit.Karnavalet e Dervicianit, ose te Dropullit, janë eventi më i madh i këtij lloji që organizohet në jug të vendit dhe një festë që sjell përveç personazheve aktualë, elementë tipik tradicionale të trashëguar ndër shekuj, siç janë këmborët "për të trembur dimrin", degët e pemëve dhe veshjet e ritualeve të caktuara rurale.