Operacioni "Liqeni" në Elbasan, arrestohen 6 persona,trafikonin dhe shisnin armë

6 persona jane arrestuar si rezultat i finalizimit te operacioni te koduar "Liqeni", organizuar nga efektivet e policise se Elbasanit. Florenc Alliu 29 vjeç, Andi Ballij 30 vjeç, Armand Musollari 32 vjeç, Elton Çela 21 vjeç dhe Astrit Musollari 29 vjeç, jane personat e arrestuar per vepren penale “trafikim dhe shitje te armeve te zjarrit”.Burime nga Drejtoria e Policise Elbasan bejne me dije se arrestimi i tyre u realizua pas informacioneve te grumbulluara mbi aktivitetin e ketij grupi, nderkohe qe gjate kontrollit te ushtruar ndaj tyre, u sekuestruan dy arme zjari tip pistolete, 20 fisheke, si dhe dy automjete.Agjentet e policise se komisariatit Elbasan prej disa kohesh po survejonin keta persona dhe pas informacioneve te siguruara ne rruge operative, u be edhe ndalimi i tyre ne nje prej lokaleve te qytetit.Materialet mbi kete çeshtje i kaluan prokurorise se rrethit gjyqesor Elbasan dhe 6 te arrestuarit do te perballen me vepren penale “mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municioneve”.