PD e Shkodrës akuza policisë, deputetja Ademi: Po mbjell terror mes qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokrtaike në Shkodër ka akuzuar policinë  se po mbjell terror tek qytetarët. Deputetja e Shkodrës Voltana Ademi e ka cilësuar arrestimin e biznesmentit Shkëlzen Bekteshi nga ana e policisë së Shkodrës një shkelje e të drejtave të njeriut.Ne nje komunim me mediat deputetja e PD-se Voltana Ademi ka akuzuar policinë e shtetit se me sjelljen e saj arbitrare po synon të mbjellë terror duke kryer veprime të tilla pa asnjë paralajmërim. Sipas deputetes së opozitës biznesmeni akuzohet për kanosje ndërkohë që nuk dihet se ndaj kujt është bërë ky veprim.Deputetja e Shkodrës i bëri keto deklarata përballë godinës së drejtorisë së policisë së Shkodrës pasi kishte kërkuar që së bashku me avokatin të takonte personin e arrestuar por është penguar.Shkëlzen Bekteshi është pronar i një restoranti në zonën turistike të Shirokës në breg të liqenit të Shkodrës.