Protestë kundër projektit Radika, me dibranët bashkohen qytetarë të trojeve shqipfolëse
Problematika e projektit maqedonas për devijimin e lumit Radika nga rrjedhja e tij natyrale, ka bashkuar të gjitha trojet shqiptare nga të dy anët e kufirit, për tu ngritur në protesta të forta, kundër këtij projekti.Përveçse qindra banorëve të Peshkopisë, të pranishëm ishin edhe personalitete të ardhur nga trevat shqipfolëse të Maqedonisë, Kosovës Preshevës, si dhe drejtues të pushtetit vendor. Nën moton: "Stop strategjisë dhe grabitjes të pasurive tona shqiptare nga serbët", lëvizja qytetare dibrane si dhe Besëlidhja e ujrave shqiptare, pjesmarrëse në këtë tubim, kundërshtuan me forcë edhe njëherë projektin vdekjeprurës të Serbisë, siç e konsiderojnë ata, për daljen e Radikes në detin Egje.Projekti për devijimin e Radikës nuk dëmton vetën Shqipërinë, por të gjithë shqiptarët kudo që janë, e në veçanti tri komunat e Kosovës Lindore, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, sepse kësaj pjese i kanoset rreziku që përsëri të ndahet në dy pjesë, duke ia grabitur edhe atë pak pasuri jetike që e kanë-, janë shprehur të pranishmit.